Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar gjatë vizitës në Pakistan se Perëndimi po ndihmon ISIS-in.
Erdogan në adresimin që u ka bërë deputetëve të Parlamentit në Pakistan ka thënë se Perëndimi po mbështet ISIS-in duke shtuar se armët që janë gjetur tek terroristët janë prodhuar në vendet perëndimore.
Turqia është anëtare e NATO-s dhe koalicionin me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës që luftojnë kundër ISIS-it në Siri dhe Irak.
Siç bën të ditur Asociated Press, sulmet ajrore të koalicionit ndihmuan forcat irakiane dhe siriane që të largojnë terroristët nga shumë qytete.