Site icon Telegrafi

Erdogan paralajmëron pastrimin një për një të puçistëve

“Kjo strukturë paralele u mundua të marrë në dorë edhe këtë sistem, por nuk ia arritën dot. Por çfarë ndodhi në përfundim? Ata po pastrohen një e nga një nga të gjitha pjesët e drejtësisë”, ka deklaruar Erdogan, në një fjalim, një ditë pasi dështoi puçi i ushtrisë turke për të marrë pushtetin

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar sot se “Për fat të keq veprimet e atyre që nuk mund të pranojnë unitetin, vëllazërinë dhe bashkimin e popullit tonë duke marrë direktiva nga lart, u kthyen më 15 korrik në një tentativë për grusht shteti”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në momentin që kjo përpjekje u kthye në një tentativë të armatosur për grusht shteti me një thirrje tonën i gjithë populli në katër anët e vendit doli në rrugë. Ata i treguan këtyre çetave se nëse ata kanë armë dhe topa, ‘populli ka besimin’ që mund t’i kundërvihet”, tha Erdoğan.

Në vijim të fjalës së tij Presidenti Erdoğan është shprehur se “në demokraci kërkesat e popullit nuk mund të mënjanohen. Kjo është një e drejtë e juaja. Kjo e drejtë e juaja është e mbrojtur me kushtetutë. Ne nuk jemi hakmarrës. Hakmarrësi më i madh është marrësi më i madh i Hakut, Allahu. Për këtë arsye jo me slogane, por duke menduar mirë çdo hap që hedhim me dije, logjikë dhe, medie të mprehtë dhe me përvojë. Si përfundim i kësaj hapat e hedhura nga organizata terroriste Fetullahçı e gjeti kundërshtimin e merituar. Përgjigjën më të bukur ia dha populli im”.

Erdoğan në lidhje me punën për pastrimin e pjesëtarëve të implikuar me strukturat paralele nga institucionet shtetërore, tha: “Puna për pastrimin e këtyre viruseve nga institucionet shtetërore do të vazhdojë. Pasi ky virus ka arritur kulmin. Për fat të keq si një virus kanceri është përhapur në të gjithë shtetin. Ne këtë e dinim dhe për këtë arsye e kemi thënë në çdo fjalim. Ashtu sikurse e dimë që në këtë vend ka edhe një sistem drejtësie. Kjo strukturë paralele u mundua të marrë në dorë edhe këtë sistem, por nuk ia arritën dot. Por çfarë ndodhi në përfundim? Ata po pastrohen një e nga një nga të gjitha pjesët e drejtësisë”.

Exit mobile version