Site icon Telegrafi

Erdogan paralajmëron operacion ushtarak kundër kurdëve

Ushtria turke do të zhvillojë një operacion në lindje të lumit Eufrat, në veri të Sirisë, në një zonë të kontrolluar nga Njësia e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG).

Paralajmërimi për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake është bërë nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se lidhur me këtë janë njoftuar edhe SHBA dhe Rusia.

Agjencia britanike e lajmeve Reuters shkruan se Turqia po humb ngadalë durimin me SHBA, e cila kishte një marrëveshje me Ankaranë për krijimin e një zone të sigurt në veri-lindje të Sirisë.

Pasi presidenti Donald Trump njoftoi vitin e kaluar se forcat amerikane do të tërhiqeshin nga Siria veriore, SHBA dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një zone të sigurt përgjatë kufirit verilindor të vendit me Turqinë, dhe marrëveshja parashikon që këtë zonë të mos ketë më pjesëtarë të milicisë kurde.

Njësia e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG) ishte aleati kryesor i SHBA-së në Siri gjatë operacioneve amerikane kundër Shtetit Islamik, ndërsa Turqia e konsideron YPG një organizatë terroriste, transmeton KP.

Ankaraja paralajmëroi Uashingtonin që të mos bëjë përparim të mjaftueshëm në krijimin e një zone të sigurt dhe i bëri thirrje SHBA-së që të ashpërsojë marrëdhëniet me YPG.

“Ne kemi hyrë në Afrin, Jarablus dhe Al Bab. Tani do të hyjmë në lindje të Eufratit. Ne e kemi njoftuar këtë për Rusinë dhe SHBA”, tha presidenti Erdogan.

Exit mobile version