Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan tha sot se një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili çoi në lirimin nga burgu të dy redaktorëve të një gazete, është një hap kundër Turqisë dhe e ka paralajmëruar gjykatën se përsëritja e veprimeve të tilla mund ta vejë në pikëpyetje ekzistencën e saj.
“Ky institucion, përfshirë presidentin dhe disa prej anëtarëve të saj, nuk është përmbajtur nga marrja e vendimeve që janë kundër vendit dhe njerëzve të këtij vendi, në një temë që është shembull konkret i një prej sulmeve më të mëdha kundër Turqisë në kohët e fundit”, ka thënë Erdogan para një turme në qytetin jugperëndimor të Burdurit, transmeton rel.
Erdogan ka thënë se shpreson që Gjykata Kushtetuese nuk do të ndërmarrë më vendime të tilla, të cilat do të mund të hapnin debat rreth ekzistencës dhe legjitimitetit të saj.