Site icon Telegrafi

Erdogan paralajmëron bllokimin e Kurdistanit irakian

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij, Irani dhe Iraku po shqyrtojnë mundësinë e bllokimit të hapësirës ajrore dhe kufirit me Kurdistanin irakian, pasi që qytetarët e këtij rajoni autonom në referendumin e javës së kaluar u deklaruan për pavarësi.

Ai tha se lideri i kurdëve irakianë, Masud Barzani, mbështetësi kryesor i referendumit për pavarësi, ka kërcënuar sigurinë e gjithë Lindjes së Mesme.

Kurdët janë banorë dominues në juglindje të Turqisë, Sirisë veriore, Irakut verior dhe Iranit veriperëndimor. Të katër këto pjesë përbëjnë rajonin e Kurdistanit.

Exit mobile version