Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se askush nuk mund të ndajë vendin e tij.
“Turqinë askush nuk mund të ndajë, e as të bëjë ‘shkurtime’ në territorin tonë”, tha Erdogan në një fjalim në një tubim zgjedhor në juglindje të Turqisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai vuri në dukje se në vitet e fundit janë hequr pengesat në Turqi që kanë zvogëluar cilësinë e jetës demokratike.
“Një komb, një flamur, një vend, një shtet. Ne do të jemi një dhe do të jemi të fortë, ne do të jemi dinamikë, ne jemi vëllezër dhe ne të gjithë do të jemi Turqia”, tha Erdogan në unison me audiencën.
“Ne dëgjojmë problemet, dëshirat, kërkesat e çdo anëtar të shoqërisë dhe për të gjithë ata të prodhojnë zgjidhje”, citohet tutje tha Erdogan.
Ai gjithashtu theksoi se Turqia ka bërë përpjekje të mëdha në luftën kundër terrorizmit në 17 vitet e fundit.
“Në 17 vitet e fundit kemi shkatërruar një sistem që organizatat terroriste kanë përdorur për shfrytëzim dhe plaçkitje. Ne luftuam jo vetëm kundër terrorizmit, por edhe kundër çështjeve që ushqejnë terrorizmin”, ka thënë presidenti turk.
Madje, ai theksoi se vendi i tij nuk do të respektojë ata që nuk respektojnë Ezanin dhe flamurin e Republikës së Turqisë.
“Kushdo që nuk respekton ezanin tonë dhe flamurin tonë, nuk do ta ketë respektin tonë”, ka thënë Erdogan. /Telegrafi/