Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i është përgjigjur qytetarëve në Turqi që po kërkojnë vendimin me vdekje për ushtarët që donin grusht shtet të premten.
Siç raporton Reuters, Erdogan – pas varrimit të disa prej të vdekurve, si pasojë e luftimeve ndaj Ushtrisë – i ka thënë turmës se “kërkesa e popullit nuk mund të injorohet”.
Erdogan ka thënë se kjo kërkesë nuk mund të shtyhet shumë dhe se Qeveria do të nisë menjëherë diskutimin me opozitën.
Një njoftim i tillë ishte dhënë dje edhe nga kryeministri turk, Binali Yildirim.
Ai po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë më shumë në rrugët e shtetit deri të premten.
Pas tentimit për grusht shtet janë arrestuar gjashtëmijë persona.