Turqia nuk do të heqë dorë nga blerja e sistemit S-400 për mbrojtje ajrore nga Rusia, pavarësisht sanksioneve të reja antiruse, të cilat i ka vendosur SHBA-ja.
Kështu deklaroi sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Blerja e këtyre sistemeve për dikë është shqetësuese, megjithatë Turqia është ajo vetë që cakton të ardhmen e saj. Kjo ka të bëjë, po ashtu, edhe me çështje të sigurisë”, është shprehur kreu i shtetit turk, transmeton TASS. /kp/Telegrafi/