Derisa jemi në orët e fundit drejt daljes së rezultateve përfundimtare të referendumit në Turqi, janë bërë publike edhe rezultatet nga votimet në Kosovë.
Siç raporton Anadolu Agency, përcjell Telegrafi, turqit e Kosovës i kanë thënë “Po” ndryshimeve kushtetuse në Turqi, me anë të së cilave do ti jepej edhe më shumë kompetenca presidentit.
Nga të dhënat e këtij mediumi, shihet se 57,14 për qind e turqve në Kosovë kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese, gjegjësisht 404 veta.
Ndërsa, kundër ndryshimeve, po sipas të njëjtave të dhëna, kanë votuar 42,86 për qind e turqve, gjegjësisht 303 veta. /Telegrafi/