Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka porositur sot se Turqia do të shfrytëzojë të drejtën e saj që t’i shkatërrojë luftëtarët kurdë të YPG-së nëse nuk tërhiqen nga “zona e sigurisë” në veri të Sirisë, siç ishte paraparë në marrëveshjen e arritur të armëpushimit.
Forcat demokratike siriane të udhëhequra nga luftëtarët kurdë kanë akuzuar Turqinë se ka filluar ofensivën në tri fshatra në verilindje të Sirisë, pavarësisht faktit se është arritur marrëveshja e armëpushimit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Rusia në anën tjetër ka bërë të ditur se kjo marrëveshja është duke u aplikuar pa ndonjë problem. Ndërkaq, Erdogan ka thënë se Turqia do të përmbush planet e ofensivës, nëse luftëtarët kurdë nuk tërhiqen nga zona përgjatë vijës kufitare Turqi-Siri.
Presidenti turk ka kritikuar liderët botërore që janë takuar me komandantët e këtyre njësive ushtarake kurde, duke vlerësuar se veprime të tilla vetëm sa rrezikojnë luftën kundër terrorizmit. /Telegrafi/