Telegrafi

Erdogan në rolin e ‘shoferit’ personal të kryeministrit Rama (Video)

Gjatë vizitës së fundit në Turqi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Por përveç takimeve zyrtare, temë diskutimi dhe fokus i medieve ishte një gjest që e kishte bërë i parë i vendit nikoqir, i cili për asnjë moment nuk hezitoi për disa momente të marrë rolin e ‘shoferit’ personal të kryeministrit Rama, të cilin e voziti nëpër rrugët e Turqisë.

Një video e postuar më poshtë mund të shihet se si Erdogan qëndron prapa timonit të veturës luksoze Mercedes, derisa në karriget e pasme qëndron i ulur kryeministri Rama. /Telegrafi/