Site icon Telegrafi

Erdogan: Në muajin janar do ta dërgojmë në hapësirë satelitin vendor “IMECE”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se sateliti i zhvilluar nga Turqia “IMECE” do të lansohet në janar të vitit 2023, kurse sateliti i telekomunikimit “Türksat-6A” do të lëshohet në mes të vitit të ardhshëm.

“Turqia është e detyruar të mbrojë interesat e saj në hapësirë, ashtu siç po e bën këtë në tokë, det dhe ajër. Ky është detyrim moral i çdo qytetari”, deklaroi ai.

Pasi solli në kujtesë se sateliti “Türksat-5B” u lëshua në 19 dhjetor të vitit 2021, udhëheqësi turk theksoi se vendi nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, raporton trt.

Lexo po ashtu Erdogan ia ndryshon emrin linjës ajrore turke - nuk ka më Turkish Airlines

“Në të ardhmen e afërt, numri i satelitëve aktivë turq në orbitën e Tokës do të arrijë në dhjetë”, tha i pari i shtetit turk.

“Është një detyrim moral i gjithsecilit prej nesh që me Programin Kombëtar të Hapësirës të mbrojë interesat e vendit tonë në hapësirë, ashtu siç i mbrojmë interesat e vendit në tokë, det dhe ajër”, nënvizoi presidenti.

Ndryshe, Turqia do të ndryshojë edhe emrin e linjës ajrore nga Turkish Airlines në Turkiye Hava Yollari. /Telegrafi/

Exit mobile version