Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjendet për një vizitë zyrtare në Gjermani.
Në Berlin ai mbërriti me ftesë të kolegut gjerman Frank-Walter Steinmeier në vizitën e tij të parë zyrtare në një vend në atë nivel të tranzicionit të Turqisë në një sistem presidencial të qeverisjes.
Vizita e Erdoganit nxiti shumë polemika, por gjithashtu protesta në Gjermani, nga grupet që paralajmërojnë për shkeljet e të drejtave të njeriut në Turqi.
Dhe kritikët e tij gjermanë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nuk kanë mundur “ta ndalin” Erdoganin.
Duke udhëtuar drejt Berlinit dhe i gjendur në ulësen prapa të një Mercedes Maybach, presidenti turk u shfaq nga dritarja e hapur.
Në rrugën Unter den Linden, 500 metra para Portës së Brandenburgut, Erdogan përshëndeti me katër gishtat dhe gishtin e madh poshtë përgjatë pëllëmbës.
Dhe mediumet gjermane kanë kujtuar se kjo shenjë i përket lëvizjes islamike Vëllazëria Myslimane, e cila ishte bërë përshëndetje gjatë protestave në Egjipt në gusht të vitit 2013.
Madje, sipas klix.ba, këtë veprim të tij, gjermanët e kanë marrë si provokim.
Atëherë anëtarët e Vëllazërisë Myslimane protestuan për shkarkimin e presidentit Muhamed Mursi.
Po sipas mediave, karvani i Erdoganit u shoqërua me një helikopter të policisë, dhe pak para se kreu i shtetit turk mbërriti në Hotelin Adlon në Berlin, kalimtarët në rrugën Unter den Linden u desh të qëndronin në dyqanet e suvenirëve apo në restorante.
Policia madje kontrolloi kartat e tyre të identitetit për shkak të njoftimit të një numri të madh protestuesish, por edhe të admiruesve të Erdoganit.
Gjatë vizitës tre-ditore, Erdogan do të takohet me homologun e tij gjerman Steinmeier, kancelaren Angela Merkel, dhe zyrtarisht do të hapë xhaminë qendrore në Këln. /Telegrafi/