Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot ka nënshkruar vendim për ndryshimin e ambasadorëve në 16 shtete ku Turqi ka ambasada apo përfaqësi diplomatike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Flitet për ndryshim të ambasadorëve për 15 shtete ku bënë pjesë edhe Maqedonia, dhe plotësimi i një vendi vakant deri tani, pra në Gabon, njofton HurrietDailyNews.
Ambasadorja e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Tulin Erkal Kara pas përvojës në Maqedoni do të punojë në diplomacinë turke në Ankara. Pritet kush do ta zavëndësojë Kara në zyrën e ambasadës turke në Maqedoni. /Telegrafi/