Autoritetet turke kanë nisur procedurat ligjore kundër 30 personave për mesazhe në Twitter duke pretenduar se presidenti, Rexep Tayyip Erdogan ka vdekur.
Në të njëjtën kohë në rrjetet sociale po qarkullojnë video ku shihet Erdogani duke ecur fort dhe disa pretendojnë se ai ka probleme më të rënda shëndetësore.
Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit janë nën hetim për shkak të njoftimeve me hashtagun “olmus”, që nga turqishtja përkthehet afërsisht “ka vdekur”.
Tweetet pasuan spekulimet në rritje për shëndetin e Erdoganit, të ndjekura nga pamjet që tregonin presidentin turk duke lëvizur në mënyrë të çrregullt dhe me vështirësi.
Erdoğan does not look well. https://t.co/WLqR4TT209
— Kyle Orton (@KyleWOrton) November 3, 2021
Në videon e fundit, Erdogan duket se po përpiqet të ecë ndërsa del nga salla. Ata në rrjetet sociale theksuan se presidenti turk nuk dukej mirë dhe disa kërkuan dorëheqjen e tij.
Kjo video nuk është e vetmja. Në muajt e kaluar u shfaqën një seri e tërë regjistrimesh që tregonin Erdoganin që nuk dukej më së miri. Një video nga shkurti tregon se ai ka nevojë për ndihmën e gruas së tij teksa zbriste shkallët, raporton gazeta cumhuriyet.
President Erdogan’s director of communications shares video below saying “Assurance to friends fear to foes” though Mr Erdogan is seen merely walking. This follows pix shot recently where his walking skills seemed fragile fueling rumours about his health pic.twitter.com/q1VhmbYHNC
— Selin Girit (@selingirit) November 3, 2021
Një video tjetër nga gushti tregon Erdoganin duke luftuar për të ecur në mauzoleumin e themeluesit turk, Mustafa Kemal Ataturk.
Për shëndetin e Erdoganit qarkullojnë zëra të shumtë. Disa raporte thonë se ai i harroi gjërat dhe se ankohej për probleme me frymëmarrjen. Sipas këtij pretendimi, Erdogan dyshohet se tani ka më shumë mjekë rreth tij sesa stafin e tij dhe ka reduktuar takimet me gazetarët. Ai dyshohet se merr qetësues para ngjarjeve publike.
Nga ana tjetër, qeveria në Ankara po publikon pamjet që tregojnë Erdoganin në gjendje të mirë shëndetësore, duke ecur normalisht, madje edhe duke luajtur basketboll me ministra. /Telegrafi/
Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan, Yüksek Askeri Şura Toplantısı öncesi, YAŞ üyeleriyle birlikte Anıtkabir'i ziyaret etti. Erdoğan'ın Aslanlı yolda yürürken zorlanması sosyal medyada gündem oldu. pic.twitter.com/dhhFs8AMgN
— BOLD (@BOLDmedya) August 4, 2021