Site icon Telegrafi

Erdogan mesazh ngushëllimi për viktimat e aksidentit në rrugën Shkup-Tetovë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur ngushëllime për Maqedoninë e Veriut me rastin e aksidentit të djeshëm fatal në autostradën Shkup-Tetovë, në të cilin humbën jetën 14 persona, transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të siguruara, Erdoğan në një deklaratë është shprehur se e ka mësuar me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e 14 personave dhe lëndimin e mbi 30 të tjerëve.

Erdoğan u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit dhe popullit të Maqedonisë së Veriut, duke uruar po ashtu shërim të shpejtë për të lënduarit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë

Ngushëllime ka shprehur edhe Ministria e Jashtme e Turqisë përmes një deklarate me shkrim.

“Është mësuar me pikëllim lajmi për vdekjen e 14 personave dhe lëndimin e shumë të tjerëve si pasojë e përmbysjes së një autobusi në afërsi të Shkupit në orët e mbrëmjes. Shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave që kanë humbur jetën në aksident dhe për popullin vëlla të Maqedonisë, ndërsa u urojmë shërim të shpejtë atyre që janë lënduar”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se mbrëmë një autobus me pasagjerë u përmbys në autostradën Shkup-Tetovë, ku si pasojë 14 persona humbën jetën, ndërsa mbi 30 u lënduan.

Exit mobile version