Site icon Telegrafi

Erdogan merr pjesë në varrimin e viktimave të grusht shtetit (Video)

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan të dielën ka ndihmuar të mbajë arkivole të viktimave që e pësuan gjatë tentativave të ushtrisë turke për të rrëzuar qeverinë.

Erdogan po ashtu bisedoi i pikëlluar me të afërmit e tyre, teksa mori pjesë në funeralet e disa prej atyre që u vranë gjatë një grusht shteti ushtarak në tentativë, shkruan gazeta britanike Telegraph, transmeton Insajderi.

Gjatë tëntativës për grusht shtet në Turqi vdiqën më shumë se 260 persona, derisa mbetën të lënduar edhe qindra të tjerë.

Exit mobile version