Site icon Telegrafi

Erdogan: Mbështesim Maqedoninë në çështjen e emrit, Greqia s’ka të drejtë

Kryetari turk, Recep Tayyip Erdogan citohet të ketë dhënë deklaratë mbështetëse për Maqedoninë, në aspekt të çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Sipas “Ta Nea”, në një takim me qytetarë të Stambollit, të ikur nga Ballkani, Erdogan ka pohuar se është në anën e Maqedonisë.

“Turqia çdoherë do të jetënë anën e Maqedonisë, pasi që në këtë rast, Greqia, thjeshtë nuk ka të drejtë”, ka deklaruar Erdogan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka shtuar se lidhjet ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë janë vëllazërore dhe Shkupi mund të konsideroj për mbështetje të Ankarës.

“Ankara dhe Shkupi nuk kanë dallime, dhe çështje të hapura, dhe ne nuk do t’i lëmë vet vëllezërit tanë, por do të jemi gjithmonë së bashku me ata”, ka shtuar Recep Tayyip Erdogan./Telegrafi/

Exit mobile version