Telegrafi

Erdogan luan basketboll me të rinjtë – por të gjitha pikët i realizon “pa lëvizur” nga pozita e njëjtë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përuroi parkun dhe u shoqërua me të rinjtë.

Erdogan udhëhoqi të ftuarit në hapjen e një parku në Turqi dhe kur pa vajza dhe djem që luanin basketboll, vendosi t’u bashkohej.

Presidenti turk hoqi xhaketën dhe u përpoq të shënojë pikë, raportojnë mediat turke.

Lexo po ashtu Erdogan mezi ec - presidenti turk raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore

Ai gjithashtu ka luajtur më parë basketboll me ministra dhe iu bashkua presidenti aktual i Federatës Turke të Basketbollit dhe ish-ylli i NBA-së, Hidayet Turkoglu.

Erdogan vuri në dukje rëndësinë e të luajturit sport sepse është e mirë për shëndetin dhe rekomandoi aktivitete sportive të paktën tre herë në javë. /Telegrafi/