Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përuroi parkun dhe u shoqërua me të rinjtë.
Erdogan udhëhoqi të ftuarit në hapjen e një parku në Turqi dhe kur pa vajza dhe djem që luanin basketboll, vendosi t’u bashkohej.
Presidenti turk hoqi xhaketën dhe u përpoq të shënojë pikë, raportojnë mediat turke.
Ai gjithashtu ka luajtur më parë basketboll me ministra dhe iu bashkua presidenti aktual i Federatës Turke të Basketbollit dhe ish-ylli i NBA-së, Hidayet Turkoglu.
Erdogan vuri në dukje rëndësinë e të luajturit sport sepse është e mirë për shëndetin dhe rekomandoi aktivitete sportive të paktën tre herë në javë. /Telegrafi/