Site icon Telegrafi

Erdogan kundër fushatës “Ndihmojeni Turqinë”: Iniciuesit dëshirojnë ta paraqesin para botës Turqinë si vend të varfër

Presidenti turk dhe kryetari i AKP-së, Recep Tayyip Erdogan kritikoi fushatën “Ndihmoni Turqinë” të nisur në lidhje me zjarret në pyje.

Duke bërë një deklaratë pas namazit të së premtes në lidhje me zjarret në pyje, Erdogan tha se “Nga sot, kanë kaluar mbi 9 ditë. 196 nga zjarret në pyje në 44 provinca janë nën kontroll. Përpjekjet për të kontrolluar 12 zjarre në 5 provincat tona vazhdojnë”.

Duke vënë në dukje se janë pesë helikopterë me aftësi luftimi gjatë natës që vijnë nga Ukraina, Erdogan tha se “Zjarrfikësit do të punojnë 24 orë në ditë. Proceset e lëvizjes janë gjithashtu me intensitet të lartë”.

I pari shtetit turk ka kritikuar fushatën “Help Turkey” duke thënë se iniciuesit dëshirojnë ta paraqesin para botës Turqinë si vend të varfër.

“Ata filluan një fushatë të quajtur “Help Turkey” për ta paraqitur Turqinë e varfër. Ne kemi vetëm një gjë për të thënë, Turqia është e fortë! Ne jemi të fortë. Ka nga ata që janë në një fushatë për të skllavëruar njerëzit tanë me gënjeshtra duke përhapur terror dhe dezinformata. Ne nuk do t’u japim atyre asnjë meritë për këtë”, tha presidenti turk.

Lexo po ashtu Në Turqi nuk guxon të kërkon ndihmë për zjarret - Kampanja "Help Turkey" po konsiderohet si fyerje për presidentin dhe shtetin, prokuroria nis hetimet

Kujtojmë se në mesin e shumë personaliteteve të njohura që kanë kërkuar ndihmë është modelja shqiptare, Almeda Abazi, bashkëshortja e aktorit turk, Tolgahan Sayisman.

Ndryshe, prokuroria ka nis hetimet në lidhje me kampanjën pasi e kanë vlerësuar se është fyese për presidentin dhe shtetin turk. /Telegrafi/

Exit mobile version