Site icon Telegrafi

Erdogan konteston Traktatin e Lozanës për ishujt në Egje, Athina në panik

Erdogan konteston Traktatin e Lozanës për ishujt në Egje, irritohet Athina zyrtare.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka nxitur irritim në Greqi me deklaratat e tij se Ankaraja “i kishte dhënë” ishujt e Egjeut Greqisë mbi bazën e Traktatit të Lozanës të vitit 1923, pakti që përcaktoi kufijtë e Turqisë moderne, pas shembjes së Perandorisë Osmane.

Kryeministri grek, Alexis Tzipras ka vlerësuar se  deklaarata e Erdpgan është ide rrezikshme për marrëdhëniet në mes  Greqisë dhe Turqisë.

“Rikthimi në shqyrtim i marrëveshjes nga Lozana, me të cilën ishin vendosur normat e marrëdhënieve greko-turke dhe status kuoja në ujërat e detit Egje, është jashtëzakonshmit e rrezikshme për marrëdhëniet e dy vendeve”, ka thënë Tzipras.

Komentet e presidentit turk erdhën në një kohë kur qarkullojnë raportime se Ankaraja po nxit tërheqjen e patrullimeve të NATO-s në Egje, të cilat kanë kontribuuar në ndaljen e fluksit të emigrantëve të paligjshëm.

Exit mobile version