Site icon Telegrafi

Erdogan kërkon ta dërgoj ushtrinë turke në Azerbajxhan

Sot, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi leje nga parlamenti për të dërguar ushtrinë në Azerbajxhan.

Ushtria turke duhet të marrë pjesë në misionin e vëzhgimit të armëpushimit ruso-turk në Nagorni-Karabaku.

Lexo po ashtu Nagorno-Karabak: Familjet armene ua vënë zjarrin, shtëpive të tyre

Në një kërkesë drejtuar parlamentit, Erdogan po kërkon miratimin që të dërgojë trupat për të krijuar një “qendër koordinimi” me Rusinë, e cila do të monitorojë respektimin e armëpushimit, raporton AA.

Trupat e dërguar nga Turqia, një vend që mbështet Azerbajxhanin, “do të marrin pjesë në aktivitetet e qendrës së koordinimit që do të krijohet me Rusinë” dhe “do të sigurojnë respektimin e armëpushimit”, thuhej në kërkesë.

Lexo po ashtu Kryeministri armen, Pashinyan: Më mirë t'ia kishim kthyer territorin Azerbajxhanit një vit më parë

Ky autorizim i vendosjes, i cili duhet të jetë vetëm një formalitet, do të jetë i vlefshëm për një periudhë prej një viti dhe numri i ushtarëve të vendosur do të përcaktohet nga Erdogan.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila përfundoi konfliktin disa javor në Nagorni-Karabak, një rajon i shkëputur i Azerbajxhanit me një popullsi shumicë armene. /Telegrafi/

Exit mobile version