Telegrafi

Erdogan kërkon kompromis me kurdët

Deklarata e Erdogan erdhi ndërsa autoritetet po negociojnë me liderin e burgosur kurd, Abdullah Ocalan, që të bindë kryengritësit të tërhiqen dhe t’i japin fund konfliktit të përgjakshëm që i ka marrë jetën dhjetëra mijëra personave që prej vitit 1984, transmeton Top-Channel.

Ocalan, ndonëse i burgosur, vazhdon të ketë një ndikim të rëndësishëm mbi Partinë Popullore të Kurdistanit, organizatës separatiste që ai vetë e krijoi dhe që konsiderohet si një grupim terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Aktualisht, nuk dihet se çfarë propozimi i ka adresuar liderit të kurdëve Ankaraja zyrtare, por sipas agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press (AP), Turqia është e gatshme të pranojë një amnisti të gjerë për rebelët, nëse ata pranojnë të nënshkruajnë një armëpushim, të çarmatosen dhe të shpërndahen. /Telegrafi/