Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një letër në të cilën Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar falje për vdekjen e pilotit rus i cili u vra kur një avion rus u rrëzua në kufirin turko-sirian në nëntorin e vitit të kaluar, ka njoftuar Kremlini, njoftojnë mediat ruse.
“Erdogan shprehu gatishmërinë për të rivendosur marrëdhënie me Moskën”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, transmeton KosovaPress.
Incidenti i rrëzimit të aeroplanit bombardues rus Su-24, çoi në përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-turke në historinë më të re, ku Rusia e pati quajtur rrëzimin e avionit rus nga ana turke si një “thikë pas shpine”.