Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlamentin turk në Ankara, ka thënë se në rast se vjen deri te ndonjë sulm të ri ndaj ushtrisë turke në Siri, vendi i tij do të pezullojë marrëveshjet dhe të sulmojë forcat siriane kudo qofshin ato.
Gjatë fjalimit të rregullt të mbajtur para deputetëve në parlamentin turk, foli për ngjarjet aktuale që e preokupojnë vendin e tij. Në fokus ishte konflikti mes forcave turke dhe atyre siriane në Idlib, transmeton Telegrafi.
Erdogan ka porositur se Turqia nuk do të tolerojë kurrfarë lloji të provokimit.
“Turqia nuk do të jetë vëzhguese e sulmeve mbi civilët në Siri, madje edhe kur të gjithë tjerët mbyllin sytë, kthejnë shpinën”, ka shtuar ai.
“Në rast se vjen deri të ndonjë sulm i ri mbi ushtrinë tonë në Idlib, Turqia do të pezullojë marrëveshjet dhe do të sulmojë forcat e regjimit kudo qofshin”, tha për fund Erdogan. /Telegrafi/