Telegrafi

Erdogan: Kemi krijuar 2.7 milionë vende të reja pune krahasuar me periudhën para pandemisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoan priti në takim Kryetarin e Shoqatës së Sipërmarrësve të Pavarur (MUSIAD), Mahmut Asmali dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve.

Takimi u mbajt në rezidencën “Vahdettin” në Stamboll, raporton trt.

Duke iu referuar zhvillimeve ekonomike, udhëheqësi turk tha se “përveç rekordeve të thyera në fushën e rritjes dhe eksporteve, punësimi është rritur me rreth 2,7 milionë krahasuar me periudhën para pandemisë”.

“Ky është një sukses shumë i rëndësishëm”, theksoi i pari i shtetit të Turqisë.

Kreu i Shtetit potencoi se “parashikojnë që në tregje të mos ketë më luhatje ekstreme që vijnë nga kërkesa e paekuilibruar e valutës me stabilizimin e kursit të këmbimit”. /Telegrafi/