Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ishte i detyruar t’iu kundërvihet “kombeve të fuqishme të botës”, të cilat kanë kundërshtuar kampanjën e tij për zgjerimin e kompetencave presidenciale në referendumin në Turqi.
Duke iu drejtuar përkrahësve në aeroportin në Ankara, pas kthimit nga Stambolli, Erdogan tha se e kanë “sulmuar” kombet me “mentalitet të kryqëzatave”, si dhe përkrahësit e tij në Turqi, transmeton AP.