Site icon Telegrafi

Erdogan godet shtetet islame për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës (Video)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë fjalimit të tij përmbyllës në Samitin e 13-të të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, ka kritikuar shtetet islame për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Erdogan para të pranishmëve, tha se shtetet islame që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet të ndërmarrin hapa të shpejtë diplomatik për ta njohur këtë vend, transmeton Telegrafi.

“Në mesin e 56 vendeve islame, ka shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe kjo neve na brengosë”, ka deklaruar Erdogan.

Ai gjithashtu tha, se assesi nuk po mund të kuptojë arsyetimet e këtyre vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version