Site icon Telegrafi

Erdogan fillon nesër vizitën historike në Greqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan fillon nesër një vizitë historike në Greqi, për të përmirësuar raportet mes dy vendeve fqinje, marrëdhëniet e të cilëve janë përkeqësuar nga mosmarrëveshje të shumta.

Gjatë kësaj vizite dyditore, i pari president turk që prej vitit 1952, Erdogan do të pritet në Athinë nga homologu grek, Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministri, Alexis Tsipras dhe më pas do të vizitojë minoritetin mysliman të Thraces.

Kjo vizitë do të ndiqet me kujdes nga drejtuesit evropianë që mbështeten mbi bashkëpunimin e Ankarasë për të vazhduar kalimin e emigrantëve dhe refugjatëve drejt ishujve të Egjeut, ndërkohë që marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Perëndimit janë shumë të tendosura.

“Ne shpresojmë që kjo vizitë do të mundësojë zhvillimin e marrëdhënieve”, deklaroi sot zëdhënësi i Erdogan, Ibrahim Kalin.

“Ne kemi marrëdhënie me rrënjë të thella me Greqinë”, shtoi ai.

Turqia dhe Greqia janë në gjendje lufte që nga viti 1974, kur u zhvillua lufta ne Qipro, e cila kontrollohet nga dy shtet, Qiproja greke, që njohët ndërkombëtarisht dhe Qiproja turke, që nuk njihet si shtet. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version