Telegrafi

Erdogan: Evropa ka vdekur në Bosnjë, ndërsa është varrosur në Siri

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe anëtari i Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq kanë marrë pjesë në një ceremoni në Ankara në shënimin e 14 vjetorit të vdekjes së presidentit të parë Alia Izetbegoviq.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në qendrën e quajtur Bestepe, Erdogan ka thënë se “Evropa ka vdekur në Bosnjë ndërsa është varrosur në Siri”.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti turk kritikon Evropën e në veçanti pas luftës në Siri, ku miliona refugjatë ia mësyn vende të Evropës për një jetë më të mirë.

Por, raportet u ftohën edhe më shumë kur shumë vende të Evropës ia ndaluan mbajtjen e tubimeve të turqve në vendet evropiane lidhur me referendumin tashmë të shumëpërfolur në Turqi.