Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi sot se së paku një milion sirianë mund të vijnë në Turqi, nëse ndodhë ndonjë eksod masiv nga Aleppo, qytet ky që është nën kontroll të kryengritësve.
Erdogan ka thënë se mbrëmë ka folur me presidentin rus Vladimir Putin për një marrëveshje që nga Aleppo të hiqet grupi i njohur si Fronti Al Nusra, transmeton Reuters.