Site icon Telegrafi

Erdogan e quan Netanyahun “kasap të Gazës”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka quajtur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu “kasap të Gazës”, derisa pa pushim ka kritikuar Izraelin përgjatë dy muajve kur filloi konflikti.

Erdogan e quajti Izraelin “një shtet terrorist” dhe Hamasin “një grup çlirimtar”, deklarata të ngjashme që lideri turk i ka bërë edhe më herët, transmeton Telegrafi.

“Netanyahu e ka shkruar emrin e tij në histori si kasapi i Gazës”, deklaroi Erdogan në një fjalim në televizionin kombëtar.

“Ai po rrezikon sigurinë e të gjithë hebrenjve në botë duke mbështetur antisemitizmin me vrasjet që kreu në Gaza”.

Erdogan ka qenë një kritik i zëshëm i Izraelit prej kur filloi konflikti më 7 tetor.

Ushtria izraelite ka bombarduar vazhdimisht Gazën si dhe ka kryer operacione brenda rajonit, konkretisht në veri ku supozonte se fshihej Hamasi.

Të dyja palët me ndërmjetësim të Katarit kanë arritur dy marrëveshje për armëpushim në kuadër të cilëve do të bëhet lirimi i pengjeve, lirimi i palestinezëve të burgosur si dhe futja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. /Telegrafi/

Exit mobile version