Telegrafi

Erdogan e la në pritje Putinin, shihni reagimet e tij (Video)

Takimi mes presidentit turk Recep Tayip Erdogan dhe Vladimir Putin në Shën Peterburg shënoi një kthesë në marrëdhëniet e dy vendeve, por takimi nuk ishte fare pa incidente.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një vonesë e paparashikuar bëri që Erdogan të shkonte me vonesë në sallën ku e priste Putin.

Lexo po ashtu Erdogan ultimatum Amerikës

Ky i fundit u duk shumë nervoz gjatë pritjes duke bërë gjeste të dukshme padurimi.

Por takimi mes palëve shkoi mirë dhe përfundoi me takim duarsh dhe buzëqeshje. /Telegrafi/