Takimi mes presidentit turk Recep Tayip Erdogan dhe Vladimir Putin në Shën Peterburg shënoi një kthesë në marrëdhëniet e dy vendeve, por takimi nuk ishte fare pa incidente.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një vonesë e paparashikuar bëri që Erdogan të shkonte me vonesë në sallën ku e priste Putin.
Ky i fundit u duk shumë nervoz gjatë pritjes duke bërë gjeste të dukshme padurimi.
Por takimi mes palëve shkoi mirë dhe përfundoi me takim duarsh dhe buzëqeshje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=r8TIou8DvRs