Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar.
Erdogan, në fjalimin e sotëm, ka kritikuar kryeministrin e vendit, për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi.
Ai i ka ftuar qytetarët e Kosovës të dalin dhe të protestojnë kundër Haradinajt.
“Agjencia Turke e Inteligjencës, me një operacion në Kosovë 6 prej këtyre (FETO) i kapën këta përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan dhe i sollëm. Por, kam një pikëllim. Kryeministri i Kosovës largoi nga detyra personin në krye të inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm”.
“Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, tha presidenti Erdogan, gjatë fjalimit, raporton AA, përcjell Telegrafi.
Ndërkaq, personat e arrestuar të enjten në Kosovë janë; Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.
Ata janë dërguar në Turqi me një aeroplan të posaçëm nga ana e MIT. /Telegrafi/
Angry #Erdogan lashed out today at #Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj @haradinajramush in a convention speech, slammed him for dismissing chiefs of Intel and Interior Ministry, said he would be held accountable, & called Kosovars to protest him. pic.twitter.com/qwXxqiGB7f
— Abdullah Bozkurt (@abdbozkurt) March 31, 2018