Telegrafi

Erdogan i dhuron Bosnje-Hercegovinës 30 mijë doza të vaksinës kundër coronavirusit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka dhuruar 30 mijë doza të vaksinave kundër coronavirusit në sistemit shëndetësor të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Dhurimi është pjesë e një marrëveshje të arritur nga anëtarët e presidencës së BH me udhëheqësin turk në takimin e sotëm në Ankara.

Megjithëse nuk është theksuar zyrtarisht për cilën vaksinë bëhet fjalë, ka të ngjarë që të jetë vaksina kineze Sinovac, duke marrë parasysh se imunizimi me atë vaksinë është më i përhapuri në Turqi, raporton klix.ba.

Kështu, sasia e parë më e madhe e vaksinave, e cila do të arrijë përsëri në Bosnje, do të jetë një donacion.

Ndryshe, autoritetet boshnjake ende janë duke negociuar me furnitorët gjersa nuk do të dihet se kur do blihen sasitë e para të vaksinave. /Telegrafi/