Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar të shtunën në Pekin me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, situatën në rajon, si dhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore.
Vuçiq ka thënë se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy shteteve janë gjithnjë e më të mira dhe se është e domosdoshme që të mbahet trendi.
Ai ka falënderuar Erdoganin për inkurajimin e kompanive turke që kapitalin e tyre ta investojnë në Serbi.
“Kemi marrëdhënie të mira dhe shpresoj se këtë bashkëpunim do ta zgjerojmë në të gjitha fushat”, theksoi Erdogan. Që i ka bërë ftesë zyrtare Vuçiqit që menjëherë pas marrjes së postit të presidentit ta vizitojë Turqinë.