Deri sa bota po sheh krimet më të mëdha që po ndodhin ndaj popullatës civile në Aleppo, të kryera nga forcat qeveritare siriane, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin, janë pajtuar se shkelja e armëpushimit në Aleppo duhet të ndalet.
“Gjatë një bisede telefonike presidentët ranë dakord se armëpushimi i arritur mbrëmë duhet të zbatohen në praktikë dhe se shkelja e kësaj marrëveshje duhet të ndalet”, bëri të ditur një burim nga Presidenca turke, transmeton KosovaPress.