Presidenti turk Erdogan ka thënë se kanë përjetuar humbje ata që mendojnë se mund të minojnë stabilitetin e Turqisë me spekulimet prej pesë deri në 10 miliardë dollarë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se kanë përjetuar humbje ata që mendojnë se mund të minojnë stabilitetin e Turqisë me spekulimet prej pesë deri në 10 miliardë dollarë, raporton AA.
Erdogan iu drejtua qytetarëve të Antalias në vendin e vogël Kepez, në ceremoninë e hapjes të disa objekteve të ndryshme. Së bashku me Erdoganin në Antalia po qëndron edhe kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.
“Unë e di se janë të njëjtat dhimbje pas çdo deklarate dhe vendimi të ashpër të Parlamentit Evropian ndaj Turqisë. Ata menduan se Turqia do të mbetet e shtypur me problemet gjithnjë e më të shpeshta sociale dhe politike. Për shkak se në vitet e nëntëdhjeta, në vitet 2000 kanë vepruar në këtë mënyrë dhe ishin të suksesshëm në këtë. Por, këtë herë nuk patën sukses, sepse Turqia nuk është më ajo Turqia e vjetër”, tha Erdogan.
Ai gjithashtu theksoi treguesit e rritjes ekonomikë të Turqisë.
“Ata që menduan se Turqia është një vend, stabiliteti i së cilës mund të dëmtohet nga spekulimet prej pesë deri në 10 miliardë dollarë, me kërcënimet boshe dhe intrigave diplomatike, kanë pësuar debakël”, tha Erdogan.