Telegrafi

Erdogan dëshmitar i martesës së Mesut Ozilit

Mesut Ozil dhe Amine Gulse kanë kurorëzuar lidhjen me fejesë në janar të këtij viti.

Futbollisti turko-gjerman dhe aktorja turke kanë zbuluar se pas një muaji do të jenë para altarit të martesës.

Në fakt, dyshja do t’i thonë po njëri-tjetrit më datën 7 qershor të këtij viti në brigjet e ngushticës së famshme të Bosforit.

Mediat turke bëjnë të ditur se dëshmitar në ceremoninë e dasmës do të jetë hiq më pak se presidenti, Recep Tayyip Erdogan.

Amina është modele dhe ka qenë ish-miss Turqia (2014) dhe Ozil lojtar i ekipit të Arsenalit gjersa romanca mes tyre ka filluar në vitin 2016. /Telegrafi/