Site icon Telegrafi

Erdogan: Demokracia turke nuk është nën kërcënim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka insistuar se demokracia turke nuk është nën kërcënim por ekziston mundësia që të ketë më shumë arrestime pas puqit të dështuar në vikendin e javës së fundit.

Në një intervistë për Al Jazeera, ai ka thënë se: “Ne do të vazhdojmë të veprojmë brenda një sistemi parlamentar demokratik dhe asnjëherë nuk do të heqim dorë nga ai”, transmeton KosovaPress.

“Sidoqoftë, çfarëdo që të jetë e nevojshme për paqen e kombit dhe stabilitetin e tij do të bëhet”, ka shtuar Erdogan.

Presidenti turk, gjithashtu ka thënë edhe se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ka qëllimin e vetëm për marrjen e masave të nevojshme për t’u përballur me sulmet terroriste me të cilat po përballet vendi dhe që virusi në ushtri të shfaroset.

Gjatë intervistës ai ka thënë edhe se çdo hap i ndërmarrë është bërë dhe do të bëhet në akordim me ligjin.

Mirëpo, kështu nuk mendojnë organizatat e të drejtave të njerëzve të cilat e kanë ngritur zërin ndaj veprimeve të marra pas puçit të dështuar.

Exit mobile version