Site icon Telegrafi

Erdogan deklaron fillimin e operacioneve ushtarake, raportohet për shpërthimet e para në kufi me Sirinë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se ka filluar një operacion ushtarak i planifikuar për një kohë të gjatë në verilindje të Sirisë, me forcat kurde që aktualisht e kanë nën kontroll këtë zonë, ndërsa raportohet për sulme ajrore dhe “panik të madh”.

Kjo masë u nxit nga njoftimi i Donald Trump, që gjatë fundjavës tha se forcat e Shteteve të Bashkuara do të largohen nga zona, ku mijëra luftëtarë të ISIS-t dhe familjarët e tyre, po mbahen të kapur nga forcat kurde, derisa ka kërcënim të hapjes së një fronti të ri të përgjakshëm në luftën siriane, transmeton Telegrafi.

“Forcat e Armatosura Turke, së bashku me Ushtrinë Kombëtare Siriane, sapo filluan #OperationPeaceSpring kundër PKK / YPG dhe Daesh [Isis] terroristëve në veri të Sirisë. Misioni ynë është të parandalojmë krijimin e një korridori të terrorit përtej kufirit tonë jugor, dhe të sjellim paqe në zonë”, shkroi sot në Tweeter, presidenti Erdogan.

Lexo po ashtu Forca të shumta të ushtrisë turke pranë kufirit me Sirinë, me qindra mjete të ndryshme të blinduara ia mësyjnë kurdëve

Një zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequr nga kurdët, të cilët Ankaraja i konsideron si një pjesë të jashtëligjshme të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), tha menjëherë pas njoftimit, se aeroplanët luftarakë turq kishin filluar të sulmonin rajonin, duke krijuar “panik të madh midis njerëzve ”.

Lexo po ashtu Trump vendos të tërheq ushtrinë nga Siria, frikë se një ofensivë nga Ankaraja do të sillte një masakër si ajo e Srebrenicës - kush janë kurdët dhe çfarë po kërkojnë ata?

Turqia ka transportuar mjetet luftarake në vijën kufitare me Sirinë, e mediet botërore kanë publikuar pamjet e ushtrisë turke.

Në një video shihen tanket M60 dhe mjetet tjera transportuese të blinduara M113. Gjithashtu është vërejtur konvoji ushtarak në hyrje të qytetit Akchakale, që është vetëm qindra metra larg kufirit me Sirinë.

Në konvoj janë parë edhe shumë kamionë ushtarak, lloje të ndryshme të autoblindave që në total ishin mbi 130. /Telegrafi/

Exit mobile version