Telegrafi

Erdogan: Deklaratat e talebanëve janë të moderuara, por dyshimet mbeten

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan foli për mediat vendase kur u kthye nga një turne në Ballkan, duke diskutuar situatën aktuale në Afganistan dhe problemet e mundshme me sistemin e qeverisjes talebane.

Siç theksoi presidenti turk, në këtë moment, Ankaraja zyrtare është gati të ofrojë të gjitha llojet e ndihmës për Afganistanin. “Deklaratat e talebanëve janë të moderuara, por dyshimet ende ekzistojnë”, tha Erdogan.

Siç tha ai, aktualisht shqetësimi kryesor i Turqisë është rimëkëmbja e shpejtë e Afganistanit, raporton dailysabah.

“Ne i kemi ofruar të gjitha llojet e mbështetjes Afganistanit, përfshirë infrastrukturën. Megjithatë, talebanët kanë shkaktuar dëme serioze në pjesën veriore të Afganistanit. Prandaj, shërbimi ynë i inteligjencës aktualisht po zhvillon bisedime me udhëheqësit talebanë”, tha presidenti turk.

Presidenti turk tha se Turqia mund të ndihmojë Afganistanin në zbatimin e reformave, përfshirë në fushën e të drejtave të grave.

Ndryshe, Erdogan ishte në një turne dy ditor në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi. /Telegrafi/