Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij do të propozojë që çështja e lartësisë së Golanit të diskutohet para Kombeve të Bashkuara.
Erdogan komentoi deklaratën e presidentit të SHBA-së Donald Trump se sovraniteti mbi Golanin duhet t’i përkasë Izraelit, duke e quajtur atë një “dhuratë” për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu para zgjedhjeve të 9 prillit, raporton Reuters.
Në fjalimin e tij drejtuar Organizatës për Bashkëpunim Islamik, presidenti turk tha se pushtimi i lartësisë Golan nuk duhet të legjitimohet.
Lufta gjashtë-ditore arabe-izraelite e vitit 1967, e njohur gjithashtu si Lufta e qershorit, u drejtua midis Izraelit, nga njëra anë, dhe Egjiptit, Jordanisë dhe Sirisë, nga ana tjetër.
Në fund të luftës, Izraeli nën kontrollin e tij e vendosi Rripin e Gazës, Gadishullin e Sinait, Bregun Perëndimor dhe Golan.