“Bisedat kanë vijuar me disa trajner, në fund ka qenë përcaktimi që shefi I ri i shtabit të jetë nga qyteti ynë. Në këtë kuadër kryesia unanimishtë votoi, dhe i dha besimin Erdogan Celinës për të drejtuar skuadrën”, ka thënë Mirsad Collaku.
Ndërkohë, bëhet e ditur se për Erdogan Celinën, është votuar unanimishtë nga anëtarët e Kryesisë.
“Falenderoj për besimin e dhënë.Koha në të cilën po e marrë ekipin nuk është e përshtatshme dhe duhet angazhimi i të gjithëve dhe përkushtimi ynë që të bëjmë më të mirën”, ka thënë Erdogan Celina pas marrjes së besimit.
Nga ana e tyre, drejtues të klubit kanë pohuar mbështetjen që do ta japin të gjitthë, në mënyrë që skuadra t’i kthehet sukseseve.
Të shtunën, Erdogan Celina do të drejtoj stërvitjen e skuadrës edhe zyrtarisht. Ndihmës të Celinës do të jenë: Erdogan Brando e Blerim Zherka.