Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë sot sekretarit amerikan të Shtetit, James Mattis, se vendi i tij “nuk ndihet rehat” për shkak të mbështetjes amerikane ndaj grupit YPG – degë e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK).
Në kumtesën e lëshuar pas takimit në Ankara, thuhet se të dy zyrtarët janë pajtuar rreth rëndësisë për ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë dhe të Irakut, derisa kurdët në veri të Irakut të kërkojnë referendum për pavarësi, transmetojnë mediat botërore.