Foshnjat e gjetura në rrënojat pas tërmeteve në Turqi janë transportuar për në një vend të sigurt me një aeroplan presidencial.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani i presidentit Erdogan u përdor për të marrë 16 foshnja nga Kahramanmaras për në Ankara, ndërsa numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese ka arritur në rreth 19,000.
Fotot tregojnë se ata janë në prehrin e disa grave në aeroplanin luksoz, i cili po përdoret gjithashtu për të transportuar persona të plagosur rëndë në kryeqytetin turk për trajtim.
Siç vënë në pah mediat, të gjitha foshnjat në bord u mblodhën nga nënat kujdestare të qeverisë kur aeroplani u ul në aeroportin Esenboga.
Dy nga foshnjat mbeten ende të paidentifikuara pasi u nxorën nga mbeturinat ndërsa 14 të tjerët janë identifikuar, por autoritetet nuk kanë arritur të kontaktojnë familjet e tyre.
Ata thuhet se u dërguan në spitalin e qytetit Etlik, ku i takoi bashkëshortja e presidentit turk, Emine Erdogan.
Pamjet vijnë pas një zemërimi që është rritur për reagimin e ngadaltë ndaj katastrofës – ndërsa fotografitë satelitore shfaqnin shkallën e shkatërrimit. /Telegrafi/