Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan nuk dalët, ai sot ka akuzuar forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të për mbështetjen e grupeve terroriste, duke përfshirë Shtetin Islamik dhe grupet ekstremiste kurde YPG dhe PYD.
“Ata na akuzojnë për mbështetjen Daesa (Shtetit Islamik), dhe tani ata ofrojnë mbështetje për grupet terroriste, duke përfshirë Daesa, YPG, PYD” tha Erdogan në një konferencë shtypi në Ankara, raporton Reuters.
Erdogan tha se për këtë kanë prova me fotografi dhe video, transmeton KosovaPress.
Veç Erdoganit edhe Moska gjithashtu e ka akuzuar Uashingtonin se “sponsorizon terrorizmin në Siri”.
Duke komentuar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të nënshkruar nga Presidenti Barack Obama, Ministria e Jashtme ruse vuri në dukje se ligji i ri “haptazi parashikon mundësinë për të dërguar armë në Siri”.
Ndryshe, SHBA-të kanë mbështetur forcat opozitare, të njohur si rebelë, të cilët luftojnë kundër regjimit sirian dhe kundër Shtetit Islamik.