Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, akuzoi sot Gjermaninë se po mbështet terroristët, duke mos u përgjigjur në lidhje me mijëra dosje të dërguara në Berlin, dhe duke mos ekstraduar të dyshuarit, të cilët kërkohen nga autoritetet turke, raporton Reuters.
“Gjermania mbështet terroristët”, tha shefi i shtetit turk në një konferencë për media në rajonin Rize në Detin e Zi, e cila sipas vlerësimit të agjencisë britanike, është koment i cili do t’i kontribuojë eskalimit të mëtejmë të tensioneve ndërmjet dy shteteve, transmeton KosovaPress.